Lewandowski godet me top dritaren e zyrës së Salihamidzic, drejtori arrin të shpëtojë...

Lewandowski godet me top dritaren e zyrës së Salihamidzic, drejtori arrin të shpëtojë...

09:25, 27/10/2021

 Futbollistët e Bayernit zhvilluan seancën e radhws stërvitore para ndeshjes kundër Borussia Moenchengladbach, teksa kapiteni i kombëtares polake, Robert Lewandowski dhe Joshua Kimmich u argëtuan aq shumë sa vendosën të qëndrojnë edhe më gjatë.

Pas stërvitjes së pasdites, dyshja nisw tw bwntw disa gjuajtje tw lira dhe më pas Lewandowski vendosi të “takohej” me drejtorin sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic, i cili po i shikonte nga dritarja e zyrës.

Sulmuesi polak vendosi të gjuajë topin drejt dritares së zyrës së Salihamidzic, e cila ndodhet në katin e dytë, dhe megjithëse dritarja që u bë objektiv nuk është veçanërisht e madhe, gjuajtja e Lewin ishte tepër e saktë.

Mirëpo, Hasani ka qenë gati dhe ka kapur topin, pas së cilës të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura, gjë që është regjistruar edhe nga kamerat.

Sipas mediave gjermane, Salihamidzic së fundmi ka blerë një aparat kafeje të re në zyrë, të cilin për fat arriti ta “shpëtoi”.

Pasi e priti topin Salihamidzic iu drejtua Lewandowskit dhe i tha duke qeshur: “Nëse nuk shënon një gol ndaj Monchengladbach do më blesh një aparat të ri kafeje.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco