Pritej të ishte në fushë ndaj Lille, shtyhet sërish debutimi i Sergio Ramos me PSG-në

Pritej të ishte në fushë ndaj Lille, shtyhet sërish debutimi i Sergio Ramos me PSG-në

09:01, 27/10/2021

Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos nuk do të debutojë me PSG-në të premten, më 29 tetor, në ndeshjen kundër Lille, raportojnë mediat franceze.

PSG afroi në radhët e saj yjet e mëdhenj të futbollit evropian këtë verë dhe të gjithë përveç Sergio Ramos kanë debutuar për klubin e ri. Por pas një pauze disa mujore pritej që mbrojtësi spanjoll të dilte në fushë në ndeshjen kundër Lille.

Ramos së fundi zhvilloi seanca stërvitore individuale te PSG dhe pritej që në ndeshjen kundër Lille, ai të zhvillonte ndeshjen e parë me parisienët.

Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ndodh, pasi debutimi i tij është shtyrë sërish.  Dëmtimet gjithnjë e më të shpeshta janë arsyeja pse Real Madridi nuk i ofroi Ramos-it kontratë të re dhe ndoshta në ndeshjen e radhës së klubit francez do të ketë mundësinë t'i tregojë presidentit të Klubit Mbretëror Florentino Perez se ka gabuar dhe se e meritonte një kontratë të re në Madrid.

Ramos për herë të fundit ishte në fushë më 5 maj në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Chelsea.

Pas 11 javëve të luajtura, PSG është në vendin e parë në Ligue 1 me 28 pikë, shtatë më shumë se Lens në vendin e dytë dhe nëntë pikë më shumë se Nice e vendit të tretë. Marseja është në vendin e katërt me 18 pikë me një ndeshje më pak.

Image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco