Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Emërohet trajneri i ri, klubi gjerman gjen pasuesin e Van Bommel

Emërohet trajneri i ri, klubi gjerman gjen pasuesin e Van Bommel

19:20, 26/10/2021

Wolfsburgu gjen pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez i cili u shkarkua pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtuesit e “Ujqërve” kanë zgjedhur 39-vjeçarin Florian Kohfeltd, i cili nga viti 2017 deri në fund të sezonit të kaluar drejtoi skuadrën e Werder Bremen me të cilët gjatë kësaj periudhe mori vetëm 50 fitore në 143 ndeshje dhe në edicionin e shkuar nuk arriti të evitonte rrëzimin e bardhëjeshilëve në Bundesligën e 2-të.

Kohfeltd ka firmosur deri në vitin 2023 me Wolfsburgun duke marrë postin e Mark Van Bommel, me holandezin që edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon u pushua nga puna pas humbjes ndaj Freiburg duke u bërë trajneri i parë që largohet nga detyra në këtë sezon të Bundesligas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco