Tifozët në Brazil shpresojnë rikthimin e Thiago Silvës

Tifozët në Brazil shpresojnë rikthimin e Thiago Silvës

17:11, 26/10/2021

Sirena nga Brazili për Thiago Silvën. Pas 1 viti e gjysmë te “Blutë” e Londrës, mbrojtësi veteran mund të vendosë të largohet në janar për t’u kthyer te skuadra ku spikati si futbollist.

Fluminense po bën të gjitha përpjekjet për të kthyer në ekip 37-vjeçarin, i cili pavarësisht moshës, ende po vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer sportive në nivelet më të larta të futbollit.

Thiago Silva ka qenë pjesë e Fluminenes në vitet 2006-2009 përpara se të transferohej te Milani me parametër zero.

Tashmë te klubi nga Rio ëndërrojnë rikthimin e Thiago Silvës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco