Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kumbulla bën mea culpa: Nga gabimet mëson, më shumë punë e më pak fjalë

Kumbulla bën mea culpa: Nga gabimet mëson, më shumë punë e më pak fjalë

10:22, 26/10/2021

Marash Kumbulla po kalon momente të vështira tek skuadra e Romës në Itali. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një prej më të kritikuarve nga trajneri i tij, Jose Mourinho pas humbjes 1-6 ndaj Bodo/Glimt.

Madje, tekniku portugez e la në tribuna 21 vjeçarin në ndeshjen ndaj Napolit si masë ndëshkimore për gabimin tek goli i tretë në Norvegji.

Kumbulla ka një moshë shumë të re dhe me atë që ka treguar deri më tani si me Romën dhe Shqipërinë ka një të ardhme mjaft të ndritur përpara.

Gabimet janë pjesë e lojës dhe duket e ditur se ka një trajner si Mourinho në pankinë, presioni ka qenë mjaft i madh për të kohët e fundit.

Megjithatë, në një postim të bërë në rrjetet sociale, djaloshi nga Malësia e Madhe e pranon gabimin dhe kërkon që ta tregoj me punë se sa vlen.

“Ju mësoni nga gabimet. Pak fjalë e shumë punë!” Forca Roma

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco