Formacionet zyrtare/ Tirana-Partizani, Shehi dhe Daja caktojnë titullarët për derbin

Formacionet zyrtare/ Tirana-Partizani, Shehi dhe Daja caktojnë titullarët për derbin

18:51, 25/10/2021

Tirana-Partizani do të jetë ndeshja e fundit e javës së 6-të të Superiores, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Derbi që fillon në orën 19:45 pritet të shoqërohet me spektakël nga ana e tifozërive të të dy ekipeve.

Në këtë sfidë Tirana vjen si bashkëkryesuese me Kukësin dhe Teutën, por me synimin për të qenë e vetme në krye të renditjes.

Nga ana tjetër, të kuqtë kërkojnë në derbi fitoren e parë në kampionat, pasi deri tani kanë regjistruar 4 barazime dhe 1 humbje.

Trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë caktuar lojtarët titullarë që do të zbresin në tapetin e “Air Albanias”.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo

Trajner: O. Shehi

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç

Trajner: I. Daja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco