Zbulohet koreografia e ‘Tirona Fanatics’ për derbin me Partizanin

Zbulohet koreografia e ‘Tirona Fanatics’ për derbin me Partizanin

18:10, 25/10/2021

Pak orë para startit të derbit, “Air Albania” ka nisur të presë tifozët e parë teksa deri në mesditë ishin shitur 10 mijë bileta, por pritet që numri të rritet.

Sipas “Panorama Sport”, zbulohet pak orë para startit të ndeshjes koreografia e tifogrupit “Tirona Fanatics”.

Fanatiksat do të jenë të vendosur mbas porte dhe kanë dekoruar stolat e stadiumit me ngjyrat bardhë e blu duke formuar shkronjat TR (Tirona).

Derbi pritet të dhurojë spektakël duke ndezur edhe më shumë kampionatin.

Ndërkohë vihet re prania e forcave të shumta të policisë për të shmangur dhe trazira pasi në shkallët e “Air Albania” do të jenë të pranishëm dhe zyrtarë të UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco