Ronaldinho: Nuk do kisha pasur një karrierë më të mirë nëse do të kisha dalë më pak

Ronaldinho: Nuk do kisha pasur një karrierë më të mirë nëse do të kisha dalë më pak

18:17, 22/10/2021

Në një intervistë për "Le Parisien", futbollisti legjendar, Ronaldinho komentoi nëse do të ndryshonte stilin e jetës gjatë karrierës së tij, si dhe foli për marrëdhënien me Messin dhe bashkatdhetarin Neymar, duke e ditur që të dy u larguan nga Barcelona dhe u transferuan te PSG.

Ronaldinho ishte i ftuar nderi nga PSG në ndeshjen e raundit të 3 -të të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig (3: 2), teksa ai e shfrytëzoi këtë mundësi për të takuar Messin dhe Neymarin, me të cilët ka një miqësi të mrekulleshme. Duke folur për ta, Dinho tha se ishte jashtëzakonisht i lumtur  kur sheh se kanë krijuar një miqësi të mirë me njëri - tjetrin.

“Ata janë miq. Kjo nuk është një histori e trilluar, por një histori miqësie, madje do të thosha se janë miq shumë të mirë. Sa herë që kam mundësi të jem me ta, e shfrytëzoj sepse është një moment shumë i veçantë, për mua”, tha Ronaldinho.

Gazetarët e pyetën futbollistin legjendar brazilian nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga karriera e tij, duke vënë në fokus jetën plot tension jashtë fushës dhe vendet e argëtimit që frekuentonte.

"Jo. Jam plotësisht i kënaqur me gjithçka kam bërë në karrierën time. Zoti më ka dhënë shumë dhe jam i lumtur që kam përjetuar momente shumë të lumtura. Në këtë drejtim nuk do të ndryshoja asgjë", thotë Ronaldinho.

Ai më foli se si e përjetoi transferimin e Messit nga Barcelona në PSG

"Kur mbërrita në Barcelonë,  flitej për një djalë të ri fantastik. Ishte Messi. Pas kësaj, kur u stërvitëm së bashku, pashë cilësitë e tij. Në çdo ndeshje dhe stërvitje, të gjithë e vumë re se ai ishte ndryshe nga të tjerët dhe isha i lumtur ta shikoja duke luajtur. Më vonë u bë një mik i mirë i imi”, tregon Ronaldinho dhe shton:

"Jam shumë i lumtur që e shoh të luaj në klubin ku kam filluar të luaj në Evropë, megjithëse, duhet ta pranoj, nuk është diçka që e prisja. Isha i sigurt se do ta mbyllte karrierën në Barcelonë dhe largimi i tij ishte një surprizë e madhe për mua. Më pëlqen, por ishte surprizë e madhe sepse nuk e pashë me asnjë fanellë  tjetër përveç asaj të Barcelonës."

Në fund, Ronaldinho shtoi se të gjithë në Brazil e dinë sa vlen Neymar dhe cilat janë cilësitë e tij të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco