NBA feston 75-vjetorin, publikon listën e basketbollistëve më të mirë

NBA feston 75-vjetorin, publikon listën e basketbollistëve më të mirë

14:23, 22/10/2021

NBA ka publikuar sot një listë me 76 basketbollistët më të mirë të historisë. Në këtë listë janë në total 1.5 milionë pikë të shënuara, 158 unaza të titujve kampionë që u janë dhënë lojtarëve e mjaft statistika interesante.

Një koleksion me disa nga personazhet më të njohur të historisë së NBA-së, që kanë shkruar faqet e arta të këtij kampionati. Të përfshirë janë nga MVP i parë, Bob Pettit deri tek i fundit, Giannis Antetokounmpo. Në këtë listë janë të gjithë 50 basketbollistët e përzgjedhur në 50-vjetorin e NBA-së.

Nga kjo listë me 76 emra, 11 prej tyre janë ende aktivë dhe luajnë sot në NBA, si LeBron James, Stephen Curry apo Kevin Durant.

Ndërkohë, 6 prej tyre janë basketbollistë të huaj, si Dirk Nowitzki apo Steve Nash.

Natyrisht që nuk mungojnë legjendat si Kareem Abdul-Jabbar, Michael Jordan, Kobe Bryant, Larry Bird, Magic Johson e Shaq O’Neal. Kjo listë doli nga votat e një jurie ku përfshihen legjenda të basketbollit, lojtarët aktualë, trajnerë, menaxherë, drejtuesit e NBA-së si dhe gazetarë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco