Mbrojtësi portugez tregon se si ndryshoi mendje pas telefonatës së Ronaldos

Mbrojtësi portugez tregon se si ndryshoi mendje pas telefonatës së Ronaldos

13:43, 22/10/2021

Verën e kaluar deklaroi tërheqjen nga futbolli, por më pas mbrojtësi portugez Bruno Alves ndryshoi mendim dhe zgjodhi të transferohej në atdheun e tij, ku nënshkroi për skuadrën e Familiciaos.

Në një intervistë për mediat portugeze, mbrojtësi 39-vjeçar ka zbuluar se pikërisht një telefonatë e Cristiano Ronaldos ka bërë që ai të ndryshojë mendim dhe të vijojë me futbollin e luajtur.

“Kisha vendosur të tërhiqem, por më pas më telefonoi Ronaldo dhe më tha se isha ende në formë të mirë fizike, ndaj nuk kisha arsye ta lë futbollin. E nëse e thotë Ronaldo…”, u shpreh portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco