Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Vllaznia dhe Kukësi të kompletuar, futbollistët luftojnë për një vend në formacion

Vllaznia dhe Kukësi të kompletuar, futbollistët luftojnë për një vend në formacion

13:23, 22/10/2021

Vllaznia luan të dielën në transfertë ndaj Kukësit.Këtë herë, trajneri Tomas Brdariç do të ketë një grup të kompletuar, pasi edhe mungesat janë të pakta.

I vetmi lojtar që nuk është ende gati mbetet mbrojtësi i majtë, Bulatoviç, i cili prej dy muajsh është jashtë fushave prej dëmtimit në kavilje, por që edhe ai tashmë mund të quhet i riaftësuar.

Lajm i mirë është fakti se Viktor da Silva do të jetë gati për ndeshjen me Kukësin, ndërsa është rikthyer edhe mbrojtësi Mevlan Adili, i cili ishte i pezulluar dhe mungoi kundër Dinamos.

Ndërkohë, ndaj bluve pati një dëmtim mesfushori Elvedin Heriç, por në ditët pas ndeshjes ai nuk ka shfaqur asnjë problem dhe është stërvitur normalisht. Kësisoj, lufta për një vend në formacion bëhet e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco