Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Teuta harron humbjen me Tiranën, Martini: Ishte rastësi

Teuta harron humbjen me Tiranën, Martini: Ishte rastësi

12:41, 22/10/2021

Teuta ka lënë pas krahëve humbjen me Tiranën. Kështu shprehet trajneri Edi Martini, që në prag të ndeshjes me Egnatian në Rrogozhinë, zbulon se ajo disfatë ndaj bardhebluve ka qenë një episod i izoluar dhe skuadra është gati të kërkojë fitoren në sfidën e radhës.

Si e ka përjetuar skuadra humbjen ndaj Tiranës?

Të them të drejtën kanë qenë ditë pak të zymta, pasi përveç humbje, bëmë edhe një lojë jo të mirë. Ishte humbja e parë, por nga ajo ndeshje ne kemi nxjerrë shumë mësime. Bëmë shumë gabime, që sigurisht mund të korrigjohen, por ka edhe ditë të këqija dhe një prej tyre ishte ndaj Tiranës. Gjithsesi e kemi lënë pas krahëve tani.

Ju shqetëson fakti që po pësoni kaq shumë?

Unë e shoh gotën gjysmë plot. Vitin e kaluar na keni kritikuar se kemi shënuar pak dhe merrni po ashtu pak, ndërsa këtë sezon kemi marrë më shumë, por më gëzon edhe fakti që po shënojmë shumë. Pjesën e pësimit të golave do ta rregullojmë patjetër.

Si e shihni përballjen me Egnatian?

Egnatia është një ekip shumë i mirë, me lojtarë me eksperiencë, që qarkullojnë mirë topin dhe lënë pak hapësira. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe shumë e luftuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco