Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Wenger mëson Solskjaerin se çfarë duhet të bëjë për të mundur Liverpoolin

Wenger mëson Solskjaerin se çfarë duhet të bëjë për të mundur Liverpoolin

11:07, 22/10/2021

Në Angli të gjithë mendojnë për super-përballjen e të dielës, mes Manchester United e Liverpool, dy prej skuadrave me më shumë tituj kampion të Premier Leagues, që do të sfidohen në “Teatrin e Ëndrrave”.

Një ndeshje e tillë pritet gjithmonë me interes maksimal, por këtë herë është edhe më e veçantë, pasi te “djajtë e kuq” është rikthyer Cristiano Ronaldo dhe bashkë me të, edhe pritshmëria për të fituar titullin kampion.

Megjithatë një humbje përballë “The Reds” do të komplikonte jo pak rrugëtimin e Manchester United dhe për të shmangur disfatën, ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këshilluar Solskjaer mbi futbollistët që duhet të hedhë në fushë në përballjen e të dielës pasdite.

“Unë mendoj se kyçi i betejës do të jetë mesfusha dhe Solskjaer i ka emrat për të bërë mirë. Unë do t’i këshilloja aktivizimin nga minuta e parë të Paul Pogba, Fred dhe Bruno Fernandes. Pogba të jep shumë thellësi dhe krijon shumë aksione të rrezikshme. Me të në fushë, edhe Bruno Fernandes është më i lirshëm, gjen më shumë hapësira. Sa i përket Fred, në pjesën e dytë ndaj Atalantës ishte fantastik dhe duhet inkurajuar edhe ndaj Liverpool”, deklaroi francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco