Strakosha, zhvilloi një paraqitje fantastike, ja nota e portierit shqiptar

Strakosha, zhvilloi një paraqitje fantastike, ja nota e portierit shqiptar

21:37, 21/10/2021

Lazio u ndal në barazim pa gola 0-0 me Marsejën , në ndeshjen e raundit të tretë në Ligën e Europës.

Një sfidë që mund të ishte fituar, pas rasteve të krijuara,  por edhe mund të ishte humbur nga bardhekaltërit. Rastet nuk munguan edhe nga skuadra marsejeze, e cila vuri në vështirësi lazialët, por portieri shqiptar Thomas Strakosha ishte në ditën e tij më të mirë, duke lënë pas krahëve gabimin e bërë në ndeshjen ndaj Galatasary dhe duke shpëtuar skaudrën e tij në disa raste, si ato të minutës së 40-të dhe 62-të.

Portieri shqiptar ishte një nga më të vlerësuarit nga mediat italiane, të cilat i kanë dhënë notën 7-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco