Bodo/Glim i prish biografinë Mourinhos, humbje e tillë nuk i ishte shkaktuar asnjëherë

Bodo/Glim i prish biografinë Mourinhos, humbje e tillë nuk i ishte shkaktuar asnjëherë

21:26, 21/10/2021

Roma mori një goditje të rëndë në Norvegji, pasi u mposht me rezultatin e thellë nga Bodo Glimt në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League, megjithatë ai që do ta vuajë më tepër këtë disfatë është padyshim trajneri Jose Mourinho.

Portugezi ka drejtuar skuadra të ndryshme në Europë dhe ka një karrierë prej 1008 ndeshjesh në pankinë, por kjo është hera e parë që një skuadër e tij arrin të nxjerrë plot 6 herë topin nga rrjetë dhe vjen vetëm 24 orë pasi portugezi lavdëroi publikisht futbollistët e tij.

E nëse për verdhekuqtë mund të quhet thjesht një humbje që djeg, pasi nuk vë aspak në rrezik kalimin e grupit në Conference league, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një trajner fitues si Mourinho, që do ta mbajë mend gjatë këtë natë të ftohtë norvegjeze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco