Sapo kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e Ligës së Europës që kanë nisur në orën 18:45 .
Sfida mes Lazios dhe Marsejës u mbyll në barazim pa gola (0-0). Të dyja skuadrat nuk krijuan shumë raste për shënim, duke e përqendruar lojën më shumë në mesin e fushës.
Portieri shqiptar, Thoma Strakosha ishte në ditën e tij më të mirë duke i mohuar golin skuadrës franceze në disa raste.
Ciro Immobile shënoi për lazialët, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi mes Betis dhe Bayer Leverkusen, me dy skuadrat që ndajnë kreun në Grupin G dhe duken më të avantazhuara për të vazhduar më tej se Celtic që i ndjek.
Rezultatet:
GRUPI D
Fenerbaçe-Antverp 2-2
Valencia 21′ , 45′ (pen) / Samata 2′, Gerkens 62′
GRUPI E
Lacio-Marsejë 0-0
GRUPI F
Ludogorets-Braga 0-1
Horta 7′
Midtjyland-Crvena Zvezda 1-1
Dyhr 78′ / Ivaniç 58′
GRUPI G
Real Betis-Bajer Leverkusen 1-1
Iglesias 75′ / Andrish 82′
GRUPI H
Rapid Viena-Dinamo Zagreb 2-1
Grul 9′, Hofman 34′ / Orsic 24′
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: