Grima: Shpresoj të vazhdojmë kështu, Armenia erdhi në momentin e duhur

Grima: Shpresoj të vazhdojmë kështu, Armenia erdhi në momentin e duhur

19:39, 21/10/2021

Armir Grima u shfaq mjaft i lumtur për fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Armenisë. Trajneri shkodran, gjithsesi, e pranoi se Armenia, skuadra më e dobët e grupit, nuk mund të merret si barometër për forcën e Shqipërisë.

Një fitore bindëse në rezultat dhe lojë…

"Kishim pak stres dhe ngarkesë, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Belgjikë. I përgëzoj vajzat për impenjimin dhe fitoren, i zbatuan detyrat që u kisha dhënë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, duke u rritur."

A është Armenia barometër për forcën e Shqipërisë?

"Armenia na erdhi në kohën dhe momentin e duhur për të na rehabilituar pas humbjes në Belgjikë, por nuk është barometër për ne. Ishte diçka e mirë që vajzat u ingranuan dhe ato që u futën në lojë dhanë më të mirën."

Tani na pret ndeshja me Poloninë, keni besim për rezultat pozitiv?

"Polonia është shumë e fortë, por shkojmë për të bërë lojën tonë. Objektivi është të rritemi gradualisht. Kemi hasur disa probleme rrugës, jo dëmtimet, jo vajzat që e lënë futbollin. Kryesorja është të rritemi me këto investime që po bëhen në futbollin e femrave," u shpreh Grima për "Super Sport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco