Pa sulmues pas dëmtimit të Lukakut dhe Werner, tifozët e Chelsea-t kërkojnë kthimin e Brojës

Pa sulmues pas dëmtimit të Lukakut dhe Werner, tifozët e Chelsea-t kërkojnë kthimin e Brojës

18:16, 21/10/2021

Mbrëmjen e djeshme Chelsea luajti ndaj Malmos ndeshjen e raundit të tretë në Ligën e Kampioneve.

Edhe pse fituan 4-0, klubi londinez Doli e gjymtuar nga sfida me skuadrën suedeze, pasi Romelu Lukaku dhe Timo Werner lanë fushën e lojës të dëmtuar.

Një lajm që shqetësoi jashtëzakonisht shumë trajnerin e “Bluve të Londrës” Thomas Tuchel, të cilit i duhet të bëjë pa dy sulmuesit kryesorë në ndeshjet javëve të ardhshme në kampionat.

Kjo ka bërë që tifozët londinezë të shpërthejnë në rrjetet sociale duke kërkuar afrimin në skuadër të sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja që ndodhet në huazim te Southampton. Edhe pse mund të ekzistojë një marrëveshje mes të dyja skuadrave, Premier Liga nuk e lejon Brojën t’i bashkohet bluve pa afruar merkatoja e janarit dhe Chelsea është e detyruar të luajë pa sulmues në ndeshjet e mbetura.

Broja tundi rrjetën këtë fundjave duke shënuar golin e parë në Premier Ligë që i dha Southampton fitoren e parë na kampionat. Sulmuesi shqiptar po fiton terren gjithmonë e më shumë që pas performancave fantastike me Shqipërinë ku i dha kuqezinjve plot 6 pikë me golat e shënuar në dy ndeshje ndaj Hungarisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco