Pas Gentrit Salihut, një tjetër lojtar i Besës së Pejës në Kosovë firmos për klubin e Portos.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Diar Halili, i cili ka firmosur me të rinjtë e klubit portugez.
Porto e ka marrë në huazim mbrojtësin “Dardan”, por me të drejtën e blerjes pas një viti.
Diar Halili në sezonin që lamë pas luajti 29 ndeshje si titullar me Besën e Pejës edhe pse në moshën 18 vjeçare, duke gjetur edhe golin. Lojtari është pjesë e moshave U-19 të Kosovës, teksa ka shansin e artë që të tregojë veten.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: