Statuja e Cristiano Ronaldos ngjall debate në Dubai

Statuja e Cristiano Ronaldos ngjall debate në Dubai

16:25, 21/10/2021

Nuk është më sekret që Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester United këtë verë, 12 vjet pasi u largua nga Djajtë e Kuq për t’iu bashkuar Real Madridit. Një detaj që përgjegjësit për muzeun “Madame Tussauds” në Dubai, përuruar të hënën, duket se e kanë harruar.

Statuja prej dylli e Ronaldos është me një fanellë të Juventusit, një klub që e la gjatë merkatos së verës së kaluar për t'u kthyer në “Old Trafford”. Në një deklaratë, muzeu u shpreh:" Tifozët e Cristiano Ronaldos nuk duhet të merakosen , pasi statuja e tij prej dylli do të azhurnohet shumë shpejt me fanellën e tij të re të Manchester United ," raportoi Le Matin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco