Goli i djeshëm Pique ishte i veçantë, spanjolli hyn në histori të Ligës së Kampionëve

Goli i djeshëm Pique ishte i veçantë, spanjolli hyn në histori të Ligës së Kampionëve

15:08, 21/10/2021

Këtë të mërkurë, Barcelona mposhti Dinamon e Kievit në "Camp Nou" me rezultatin 1-0, me golin e katalanasve që u shënua nga qendërmbrojtësi, Gerrard Pique.

Goli i Pique kishte një shije të veçantë për lojtarin spanjoll.

Me golin e shënuar kundër ukrainasve, mbrojtësi spanjoll arriti një rekord historik në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve të UEFA-s “Champions League”. 

Pique shënoi golin e tij të 16-të në Ligën e Kampionëve, duke u bërë një ndër mbrojtësit me më së shumti gola të shënuar në historinë e këtij kompeticioni, përkrah mbrojtësit brazilian, Roberto Carlos dhe bashkatdhetarit të tij Sergio Ramos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco