Drejtuesit e Lazios pezulluan kujdestarin e shqiponjës së tyre, Juan Bernabeu pasi publikimit të një video në të cilën ai i thurte elozhe diktatorit italian Benito Musolini, shkruan e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport.
Bernabe ka qenë kujdestar i shqiponjës së Lazios për 11 vite (shqiponja bën tre xhiro rreth stadiumit para çdo ndeshje në Olimpico dhe pastaj kthehet në dorën e Bernabeu-t).
Kujdestari spanjoll është pezulluar pasi një video u postua në rrjetet sociale në të cilën së bashku me disa tifozë lazial, vlerësoi Duçen në tribuna dhe e përshëndeti me një përshëndetje romake, e njohur gjithashtu si një përshëndetje fashiste.
"Janë marrë masa për pezullimin dhe për përfundimin e kontratave ekzistuese," tha klubi romak.
Juan Bernabè, the eagle trainer who works at Lazio, was filmed giving the fascist salute to fans at the Olímpico and has now been suspended by the club. ? pic.twitter.com/EzxOS6eOfd
— FutbolBible (@FutbolBible) October 20, 2021
Videoja është xhiruar pas fitores së fundit të Lazios kundër Milanit dhe ky është vetëm vazhdimi i akuzave kundër tifozëve të klubit romak për shkak të fyerjeve të shpeshta raciste dhe fashizmit.
Kështu, ata shpesh ngrenë parulla dhe fotografi të Benito Musolini në stadium dhe pak kohë më parë shfaqën një banderolë me të cilën i siguruan mbështetje kriminelit serb të luftës Zeljko Raznatovic Arkan.
Kujtojmë, Unioni i Komuniteteve Hebraike në Itali (UCEI) protestoi fuqishëm kundër përshëndetjeve dhe parullave fashiste në nder të Musolinit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: