Sheikët në kërkim të trajnerit të ri, zbulohen emrat e pretendentëve

Sheikët në kërkim të trajnerit të ri, zbulohen emrat e pretendentëve

13:37, 20/10/2021

Newcastle United para pak orëve konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Steve Bruce.

Me ardhjen e sheikëve në krye të klubit priten ndryshime të mëdha, derisa klubi anglez shkarkoi Bruce shkaku i rezultateve të dobëta.

Ndërsa, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa emra që janë kandidatë për stolin e Newcastle.

“Paulo Fonseca dhe Lucien Favre janë opsione për listën e Newcastle në pozitën e trajnerit. Nuk ka bisedime me Antonio Conte për momentin. Fonseca i hapur për të diskutuar.

Para disa ditëve bisedimet nisën me Fonseca. Favre është në pritje gjithashtu. Asgjë nuk është arritur. Gara ende e hapur”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco