Shuhen ëndrrat e Barcelonës për Haaland

Shuhen ëndrrat e Barcelonës për Haaland

11:38, 20/10/2021

Erling Haaland me shumë gjasa do largohet në verën e ardhshme dhe shumë gjigantë evropianë, përfshirë Barcelonës, janë duke garuar për shërbimet e tij.

Barcelona mund të dështojë i në transferimin e norvegjezit për shkak të gjendjes së dobët financiare.

Ndërkohë, e përditshmja  “AS” raportoj se Isak vlerësohet si alternativë nga skuadra.

22-vjeçari që gjithashtu kërkohet nga Manchester United dhe City, ka shënuar 34 herë në 96 ndeshje që kur arriti te Sociedad nga Borussia Dortmund.

Edicionin e kaluar, Isak gjeti golin 17 herë në La Liga, derisa ka shënuar edhe në dy paraqitjet e fundit me Suedinë.

Suedezi ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026 dhe thuhet se ekziston klauzola e lirimit me vlerë 90 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco