Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka udhëtuar drejt Skocisë për të ndjekur ndeshjen Celtic-Ferencvaros e cila luhen pasditen e sotme për Ligën e Evropës.
Presidenti është pritur nga legjenda e Kombëtares, Rudi Vata.
Ky i fundit jeton prej vitesh në Skoci, pasi dhe djali i tij Roko aktivizohet me ekipet zinxhirë të Celtic.
Fotot i ka shpërndarë vetë Presidenti Meta në faqen e tij në ‘’Twitter’’.
Celtic dhe Ferencvarosi do të përballen ditën e sotme për sfidën në grupe të Ligës së Europës ku mesa duket shqiptarët do të jenë kundërshtarë pasi në fushë për hungarezët pritet sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni.
With Rudi and Rocco Vata in Glasgow. Finally, ready for Paradise. #CelticFC? #CELFER #UEL #COYBIG? pic.twitter.com/uYBfcng1p2
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: