Goditet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi përfundon në spital

Goditet presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ademi përfundon në spital

13:21, 19/10/2021

Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë.

Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.

E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë.

Ndërkohë, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e konfirmoi lajmin për Gazetën Express.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Express.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco