Mediat polake: Ja çfarë dënimi mund të marrë Shqipëria për incidentin në ‘Air Albania’

Mediat polake: Ja çfarë dënimi mund të marrë Shqipëria për incidentin në ‘Air Albania’

10:47, 19/10/2021

Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nuk është harruar nga këta të fundit që nuk ngurojnë të bëjnë parashikime se si do të dënohet Kombëtarja jone.

FIFA u përfshi në këtë gjë disa ditë më parë dhe dënoi sjelljen e tifozëve shqiptarë.

Reagimi ishte i ashpër dhe më se i qartë: Asnjë tolerim për sjelljet e neveritshme. Federata botërore analizon raportet ditën e sotme dhe në ditët në vijim pritet të nxjerrë vendimin e duhur në lidhje me incidentin.

Shqipërinë thuhet se e pret një gjobë midis 100.000 deri 200.000 euro dhe një ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve, siç shkruajnë mediat polake.

Do të ishte një goditje mjaft e madhe në aspektin ekonomik pasi kjo ishte hera e parë që pas pandemisë që një ndeshje në Shqipëri luhej me kapacitet të plotë, gjë e cila solli dhe incidente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco