Lukaku në periudhë ‘shterpësie’, gjashtë ndeshje pa shënuar

Lukaku në periudhë ‘shterpësie’, gjashtë ndeshje pa shënuar

17:54, 18/10/2021

Sulmuesi i Çelsit, Rumelu Lukaku regjistroi ndeshjen e gjashtë pa shënuar me klubin. Londinezët e ruajtën kreun edhe këtë javë falë golit të Çiluellit kundër Brentfordit.

“Nuk jam i shqetësuar duke qenë se e pashë pak të lodhur dhe pastaj të izoluar dhe ne po mbroheshim shumë thellë në bllok”, tha trajneri gjerman pas fitores minimale. “E pashë pak të lodhur, por skuadra prodhoi 60-75 minuta shumë të forta, përfshirë Romelun dhe Vernerin. Që të dy ata ishin shumë larg për të na ndihmuar që ne t’i shpëtonim presionit. Ky ishte problemi, por unë nuk jam i shqetësuar.

Normalisht, gjëja më e mirë është që ai të shënojë, por ai po tregohet shumë altruist për momentin duke parë Timon në situata të favorshme. Dhe ne e patëm atë në situatën për të shënuar. Ishte një pozicion i vështirë jashtë loje”, tha trajneri i Çelsit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco