Ndarja e Maurio Icardit dhe Uanda Narës duket se tashëm është një fakt.
Modelja argjentinase publikoi të shtunën e kaluar një mesazh të fuqishëm në të cilën ajo fajësonte një personazh të tretë që po prishte martesën e saj.
Më pas Icardi siç shkruajnë mediat e huja udhëtoi urgjentisht drejt Milanos për të takuar gruan e tij me të cilën ka tre fëmijë.
Ishte vetë sulmuesi i cili publikoi një foto në rrjete sociale me Wandën ku i uronte asaj 'Ditën e nënës'.
Por ditën e sotme gjithçka është përmbysur.
Uanda ka publikuar një foto në të cilën shihet një filxhan kafe me dorën e saj të shtirë ku duket se mungon unaza e martesës.
" Më pëlqen më mirë dora ime pa unazë ," shkroi ajo për të zgjeruar më tej hendekun që e ndan nga Mauro në këtë kohë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: