Papa Francesco merr dhuratë nga Kryeministri i Francës fanellën e Messit

Papa Francesco merr dhuratë nga Kryeministri i Francës fanellën e Messit

14:31, 18/10/2021

Lionel Messi nuk është vetëm idhulli i futbollistëve të rinj apo tifozëve, por dhe figurave të mëdha botërore qofshin politike apo nga ndonjë kategori tjetër.

Një fans i çmendur i Messit është dhe Papa Francesco. Ky i fundit nuk e ka mohuar pasionin për futbollin në daljet e tij për media, por duke shprehur simpati dhe për “pleshtin”.

Së fundmi, kryeministri francez Jean Castex ka vizituar Vatikanin duke u pritur nga vetë Papa Francesco.

Castex ka ardhur në vizitë me një sërë dhuratash, një prej të cilave fanella e PSG-së me emrin e Messit dhe e nënshkruar nga vetë ylli argjentinas.

Lajmi ka bërë jehonë në media, duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco