Zgjatet koha e rikthimit për Dybala, humbet supersfidën me Interin

Zgjatet koha e rikthimit për Dybala, humbet supersfidën me Interin

14:12, 18/10/2021

Kur të gjithë ishin optimistë për rikuperimin e tij, përpara ndeshjes me Romën, Masimiliano Alegrit iu shtuan dhimbjet e kokës.

Përveç Adrien Rabiot që u infektua me COVID gjatë grumbullimit me kombëtaren e Francës, mungesave i shtohen edhe dy futbollistë të tjerë.

Në fakt, problemet e Paulo Dybala njiheshin, ndonëse gjasat ishte që ai të ishte gati për Romën apo maksimumi të mërkurën në Champions për Zenitin, por me sa duket, afatet e rikthimit do të jenë shumë më të gjata.

Argjentinasi po mundohet të shërohet nga një zgjatjeje muskulore të pësuar më 26 shtator kundër Sampdorias, por seancat rehabilituese në vend që ta kurojnë e kanë dëmtuar edhe më keq numrin 10 bardhezi, i cili pritet të qëndrojë për 1 muaj jashtë.

Në këto kushte ai me siguri do të humbasë ndeshjen e Champions-it kundër Zenitit dhe supersfidën e kampionatit, fundjavën e ardhshme kundër Interit.

Sikur të mos mjaftonte ky telash, dje është ndalur edhe De Ligt. Qendërmbrojtësi holandez ka një mbilodhje muskulore, e cila ka shtyrë stafin mjekësor të Juventusit të ndalojë aktivizimin e tij për duelin me Romën.

Në rastin e mbrojtësit duket si një mungesë me qëllime parandaluese, teksa me gjasë De Ligt do të jetë titullar të mërkurën, në Shën Pjetërburg, për duelin e Champions-it kundër Zenitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco