Të gjitha fitore në Serie A, asnjë ekip në Europë nuk është perfekt si Napoli i Spaletit

Të gjitha fitore në Serie A, asnjë ekip në Europë nuk është perfekt si Napoli i Spaletit

13:50, 18/10/2021

Sulm i shkëlqyer dhe mbrojtje e pakalueshme. Në këtë mënyrë, Napoli pas 8 javësh të Serie A e sheh veten në vendin e parë të renditjes pa lënë asnjë pikë rrugës.

8 fitore të njëpasnjëshme janë rekord për Napolin e Luciano Spaletit që barazon ecurinë e Maurizo Sarrit kur drejtonte të kaltrit në sezonin 2016-2017.

Të vetmit që i shkuan pranë suksesit kundër napoletanëve ishte Juventus që e mbylli pjesën e parë në avantazh, por në të dytën Napoli ja doli të përmbysë rezultatin dhe të fitojë në shifrat 2-1.

Goli i Moratas, është i vetmi i pësuar në 4 ndeshje të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa në total portieri Ospina është dorëzuar vetëm 3 raste.

Suksesi i ekipit të Spalletit vjen padyshim edhe nga një sulm shumë rezultativ.

12 gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit, me protagonist nigerianin Viktor Osimhen autorin e 5 golave për periudhën shtator-tetor.

Më mirë se sulmuesi 22-vjeçar në kampionatet kryesore të Europës, atje Napoli është e vetmja skuadër e pamposhtur, ka bërë Karim Benzema që ka shënuar 7 gola dhe Erlind Halaand me 6 realizime.

Sfida e radhës e të kaltërve është ajo me Romën dhe një tjetër sukses do sillte rekordin absolut të fitoreve në startin e Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco