Partizani në sulm frontal, kërkon fitoren e parë sezonale ndaj Kukësit

Partizani në sulm frontal, kërkon fitoren e parë sezonale ndaj Kukësit

16:12, 17/10/2021

Partizani do të presë Kukësin në “Air Albania”, me misionin për të marrë fitoren e parë sezonale, pasi në katër javët e para numëron një humbje e tre barazime, duke grumbulluar një total prej 3 pikësh.

Kjo është një nga nisjet më të dobëta të “të kuqve”, pasi nga një vëzhgim i Supersport, që kur janë kthyer në elitën e futbollit shqiptar, kryeqytetasit vetëm një herë kanë bërë më dobët se këtë sezon.

Bëhet fjalë për sezonin 2017-2018, ku Partizani mori vetëm dy pikë në katër javët e para, ndërsa këtë vit ka marrë tre pikë dhe në të tjerët, ia ka dalë të grumbullojë nga 6 deri në 10 pikë, në startin e sezonit.

Megjithatë justifikimi i “të kuqve” është se shumica e futbollistëve të këtij sezoni, janë afruar vetëm pak ditë para startit të sezonit dhe ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer trajnerit Daja, që t’i përshtatë me idetë e tij për lojën.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco