Paul Pogba bën presion mbi Ole Gunnar Solskjaer

Paul Pogba bën presion mbi Ole Gunnar Solskjaer

14:22, 17/10/2021

Në një ndeshje me të vërtetë e çmendur, me Manchester United që në fund u mund nga Leicester, 4 me 2. Një humbje e tjetër për Djajtë e Kuq që lanë pikë të rëndësishme në garën për titull.

 Për “Sunday Star”, "është koha për ndryshim". Një titull që i referohet fjalëve të Paul Pogba, i cili në mënyrë indirekte i bëri presion trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

“Duhet të ndryshojmë diçka. Është zhgënjyese, por na duhet të zbulojmë arsyet e këtij dështimi në mënyrë që të luftojmë me të tjerët. Për të konkurruar për titullin kampion, duhet t'i fitoni këto ndeshje në veçanti, edhe pse janë shumë të vështira dhe luhen jashtë. Ne duhet të kemi mentalitetin e duhur, taktikat e duhura dhe të qëndrojmë të bashkuar, " tha kampioni i Botës me Francën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco