Zinedine Zidane zbulon të preferuarin e tij për ‘Topin e Artë’

Zinedine Zidane zbulon të preferuarin e tij për ‘Topin e Artë’

13:38, 17/10/2021

Gjashtë javë para ceremonisë së "Topit të Artë", gjithnjë e më shumë fytyra të futbollit botëror po zbulojnë të preferuarit e tyre për çmimin e famshëm individual.

Në një intervistë për mediat franceze, ishte radha e Zinedine Zidane për të zbuluar të zgjedhurin e tij,  i cili është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, me të cilin “ndau të njëjtën shtëpi” nga viti 2016 deri në 2021, kur ishte në krye të stolit të “Los Blancos”.

“Benzema meriton ta fitojë “Topin e Artë”. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, pata nderin e madh ta stërvisë. Bën gjithçka në fushë.  Shpresoj të shpërblehet me këtë çmim. Unë do t'i jepja atij Topin e Artë, " tha Zidane për mikrofonin e “TF1”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco