Mediat italiane kryqëzojnë Hysajn: I panevojshëm për Lazion

Mediat italiane kryqëzojnë Hysajn: I panevojshëm për Lazion

13:12, 17/10/2021

Elseid Hysaj është cilësuar si protagonist negativ i ndeshjes mes Lazios dhe Interit, të përfunduar 3-1.

Mbrojtësi shqiptar u kritikua nga mediat italiane për paraqitjen e zhvilluar si dhe për penalltinë e shkaktuar ndaj Barrellas, që i dha avantazhin zikaltërve, pasi Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Sipas mediave nga vendi fqinj, Maurizio Sarrit iu deshën 66 minuta lojë për të kuptuar se Lazio po luante me 10 lojtarë me Hysajn në fushë. Ai e zëvendësoi mbrojtësin shqiptar me Lazzarin dhe Lazio arriti të përmbyste ndeshjen dhe të fitone.

Il Messaggero, 5 :

Është lojtari më i keq i skaudrës. Shkakton me mendjelehtësi faullin e penalltisë, pastaj nuk qëndron në tokën e askujt, as  mish e as peshk. Ai del nga fusha dhe festa fillon.

Il Giornale, shkruan:

Nuk bën asgjë, pavarësisht se luajti për një orë. Sarri nuk duhet të ketë kaq besim.

Repubblica i jep atij notën 4:

Një ndërhyrje në kohë vonesë nga Hysaj rrëzoi Barelën në tokë dhe Perisic dërgon rezultatin në 1-0 për Interin.

Corriere della Sera, 4 :

Hysaj - I dominuar nga Darmian dhe Barella, kryen faullin e penalltisë.

Corriere dello Sport 5.5 :

Darmian dhe Barella e detyrojnë atë të bëjë një paraqitje për t’u harruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco