VIDEO/ Gol me ‘sherr’, Lazio fiton ndaj Interit mes tensionit

VIDEO/ Gol me ‘sherr’, Lazio fiton ndaj Interit mes tensionit

20:09, 16/10/2021

Ndeshja midis Lazios dhe Interit ka qenë një shfaqje e vërtetë, ku janë shënuar plot 4 gola, por në fund triumfues kanë dalë bardhekaltrit.

Interi kaloi i pari në avantazh me Perisiç në minutën e 13-të, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Barela pas një kontakti me Hysajn në zonë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Lazion, që gjithashtu barazoi me 11-metërsh.

Bastoni preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin ishte penallti.

10 minuta nga fundi, Filipe Anderson dërgon Lazion në avantazh, por shpërthen një sherr i madh në fushë, pasi zikaltrit pretenduan për mungesë të “Fair Play” pas një faulli në dëm të Di Markos.

Megjithatë, Milinkoviç Saviç i dha goditjen e fundit Inzagit duke shënuar golin e tretë dhe të nokautit.

Sarri arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur kampionët e Italisë në një ndeshje mjaft të luftuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco