FOTO/ Publikohet kalendari i vitit 2022 në Formula 1, ka ndryshime

FOTO/ Publikohet kalendari i vitit 2022 në Formula 1, ka ndryshime

20:39, 15/10/2021

Ndryshime në kalendarin e vitit të ardhshëm në Formula 1. Nëse ky sezon ka rezultuar spektakolar me garën e ethshme për titull mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton edhe ai i vitit të ardhshëm parashikohet të jetë një sezon fantastik dhe akoma më i gjatë.

FIA ka publikuar kalendarin e vitit 2022 i cili do të jetë më i gjatë pasi do të ketë në total 23 gara, një rekordin absolut ky për sportin e Formula 1 me kampionatin e vitit të ardhshëm që do të jetë më i gjati në histori.

Kampionati do të nisë më 20 mars në pistën e Sakhir në Bahrein dhe do të mbyllet më 20 nëntor në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga kalendari i ri i publikuar nga FIA janë fshirë garat e Turqisë, Portugalisë dhe Katar-it kjo e fundit vetëm për një vit pasi zhvillohet Botërori i futbollit në 2022-in.

Një tjetër risi e këtij sezoni është që në Itali do të zhvillohen dy gara një në pistën e Imolas dhe një tjetër në Monza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco