Ish-futbollisti kritikon yllin e PSG-së: Messi nuk e meriton ‘Topin e Artë’, jemi lodhur...

Ish-futbollisti kritikon yllin e PSG-së: Messi nuk e meriton ‘Topin e Artë’, jemi lodhur...

16:42, 15/10/2021

Lionel Messi ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë” në karrierën e tij, ndërsa po llogaritet favorit që ta fitojë edhe këtë vit.

Nga shumë media të njohura është pothuajse punë e kryer që Messi do ta fitojë këtë çmim.

Megjithatë, kështu nuk mendon ish-futbollisti i njohur,  Patrice Evra.

Evra në një deklaratë të shkurtër tha se Messi nuk e meriton të marr “Topin e Artë” kësaj radhe.

“Sipas mendimit tim, ky Top i Artë duhet t’i jepet N’Golo Kante ose Jorginho”.

“Jemi lodhur duke e fituar Messi. Çarë fitoi ai vitin e kaluar?”

“Mirë fitoi Kupën e Amrikës, por me Barcelonën çfarë bëri?”, tha Evra.

Ndërkohë, ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet më 29 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco