Kartoni i Armando Brojës pëson rritje të frikshme, ja sa kushton tani sulmuesi i Kombëtares

Kartoni i Armando Brojës pëson rritje të frikshme, ja sa kushton tani sulmuesi i Kombëtares

10:50, 15/10/2021

Armando Broja ishte padyshim një nga lojtarët më të dalluar në kombëtaren shqiptare në ndeshjet e tetorit.

Sulmuesi 20 vjeçar nuk ka qenë preferencë e parë e trajnerit Reja, mirëpo minutat që ka patur në këmbë, ka ditur t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me 3 gola dhe një asisit, në katër ndeshjet e fundit, diçka më shumë se 100 minuta në total, Broja është kthyer në një idhull të tifozëve kuqezinj.

Sulmuesi në pronësi të Chelsea-t, por që luan në huazim tek Sauthampton ka tërhqur vëmedjen e shumë skuadrave të mëdha me atë çka ka dhënë në fushën e lojë në ndeshjet e fundit.

Sigurisht, që këto paraqitje kanë pasur një efekt shumë të madh edhe në vlerën e tij të kartonit, sipas CEIS, faqes së specializuar për vlerën e lojtarëve në tregun e transferimeve, faqe e cila bën një projeksion ndryshe, duke i referuar detajeve teknologjike etj, kartoni i Brojës tashmë vlerësohet me 20-30 milion euro.

Pas minutave me Kombëtares, Broja pritet të startojë për herë të parë si titullar edhe në Premier League ku Southampton pret Leeds United. Adams, sulmuesi kryesor i Southampton është dëmtuar dhe pritet që Broja ta nis sfidën nga minuta e parë. Të paktën ky është projeksioni më logjik, gjithashtu një dëshirë edhe e tifozëve, por në të njëjtën situatë ishte edhe përpara sfidës me Poloninë, por në fund Reja vendosi ta hedh në fushë si zëvendësues.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco