U luajtën ndeshjet e raundit të 12 -të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022 dhe siç skuadrat e mëdha Brazili dhe Argjentina arritën të fitonin.
Sigurisht, ne do t’i shohim dy kombëtaret e famshme në Katar, teksa Brazili arriti fitoren e 10 -të në eliminatore, falë triumfit 4: 1 kundër Uruguajit.
Brazilianët kanë një hero të ri dhe ky është Raphinha i Leeds, i cili luajti në mënyrë fantastike në grumbullimin e parë me fanellën e ekipit kombëtar. Sulmuesi i Leeds realizoi një dygolësh, ndërsa Neymar dhe Gabriel Jesus shënuan nga një. Golin e nderit për uruguajanët e realizoi Luis Suarez.
Raphinha mori pjesë në katër gola, si golashënues ose si asistues, në tre ndeshjet e para me fanellën e Brazilit.
Raphinha has already scored two goals in his first start for Brazil ???
And Neymar is loving it ⚡️ pic.twitter.com/91IS4Oguyp
Ndërsa, Argjentina triumfoi kundër Perusë me rezultatin 1: 0, teksa goli i vetëm i sfidës u realizua nga Lautaro Martinez me një goditje me kokë nga minuta e 43 -të.
Lionel Messi dhe ekipi mund të kishin mbetur pa pikët e pritshme, por Yoshimar Yotun humbi penalltinë përballë Emilo Martniez.
WHAT A GOAL BY LAUTARO MARTINEZ VAMOS ??
— Ziad is in less pain (@Ziad_EJ) October 15, 2021
Argentina 1-0 Peru
pic.twitter.com/mXgaIV9MJS
Kili u kthye në luftë për një vend në Kupën e Botës, falë triumfit 3: 0 kundër Venezuelës. Me dy fitore radhazi, kilianët harruan fillimin e keq të kampeticionit, teksa dhe janë vetëm tre pikë larg pozicioneve që çojnë në Katar.
Kolumbia dhe Ekuadori e mbyllën sfidën pa gola, ndërsa Bolivia ishte bindëse kundër Paraguait dhe festoi me rezultatin 4: 0.
Kualifikuesit e Kupës së Botës, Raundi 12:
Brazil - Uruguaj 4: 1
Kolumbi - Ekuador 0: 0
Bolivi - Paraguai 4: 0
Argjentinë - Peru 1: 0
Kili - Venezuela 3: 0
Tabela:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: