Ancelotti në telashe, Realit i dëmtohet mbrojtësi

Ancelotti në telashe, Realit i dëmtohet mbrojtësi

20:35, 14/10/2021

Lajme jo të mira për Ancelotti-n dhe Realin e Madridit, pasi mbrojtësi Eder Militao është dëmtuar në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar2022” me Brazilin.

Në ndeshjen e 10 tetorit, në transfertën e Kolumbisë, mbrojtësi brazilian la fushën e lojës në minutën e 72-të, me idenë e një dëmtimi të lehtë, por ekzaminimet mjekësore tregojnë se, Militao vuan nga një dëmtim i muskujve në këmbën e djathtë.

Një dëmtim që mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për rreth një muaj, duke humbur disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe “El Classico-n” ndaj Barcelonës, më 24 tetor.

Në Madrid po presin rikthimin e tij, pasi menjëherë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve, për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit të tij, pasi në komunikimet e para me mjekët e ekipit brazilianë, u fol vetëm për një shembje, por problemi duket më serioz, pasi këtë e ka konfirmuar vetë lojtari.

Një “dush i ftohtë” për Ancelottin, pasi këtë muaj u ndal edhe Hazard, i cili u dëmtua me Belgjikën, ndërsa te Reali mungesat janë të panumërta, duke nisur me Carvajal, Isco, Camavinga, Asensio e Bale.

Militao është një nga të paprekshmit e teknikut italian së bashku me Courtois, Benzema dhe Valverde, ndërsa tani dhimbjet e kokës kanë nisur të shtohen për Carlo-n që sheh përpara një “mal” me mungesa dhe një kalendar të vështirë e të ngjeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco