'Me Spallettin jemi më të bashkuar', flet Rrahmani: Goli me Fiorentinën? E pamë...

'Me Spallettin jemi më të bashkuar', flet Rrahmani: Goli me Fiorentinën? E pamë...

15:20, 14/10/2021

Amir Rrahmani është gati për rifillimin e kampionatit.

Të dielën, në orën 18;00, Napoli përballet me Torino në stadiumin Maradona për ndeshjen e tetë të Serie A.

Së fundmi, mbrojtësi kosovar ka dhënë një intervistë të gjatë për “Kiss Kiss Napoli”, ku foli për atë që është bërë deri më tani, marrëdhëniet me shokët e skuadrës dhe me Spallettin, e deri te goli i shënuar ndaj Fiorentinës:

Napoli- Ne jemi akoma në fillim të sezonit, kemi luajtur disa ndeshje dhe po bëjmë shumë mire. Ndihem shumë mirë me shokët e skuadrës, sekreti ynë në këtë ekip qëndron në grupin e që kemi krijuar.

Spalletti- Ju mund ta shihni dorën që ai i ka dhënë ekipit. Në krahasim me vitin e kaluar ne jemi më të bashkuar, puna e tij mund të shihet. Ekipi e di se çfarë duhet të bëjë. Ne duhet të qëndrojmë një grup i bashkuar dhe të ndjekim direktivat e trajnerit.

Mbrojtja- Pika jonë e fortë nuk është vetëm mbrojtja, ne duhet të vazhdojmë kështu, kampionati është i gjatë dhe i bukur. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë, do të ishte e mrekullueshme nëse gjërat do të ecnin siç po bëjnë tani. Kam shënuar dy gola. Golin kundër Fiorentinës e pamë nga një skemë e ekipit të Dortmundit. E provuam dhe funksionoi që në fillim.

Goli me Fiorentinës? Studiuam Borussia Dortmund, e pamë atë në video dhe e provuam direkt në fushë.

Koulibaly? Ai është një njeri shumë i mirë dhe një lojtar i fortë, ka vite në Napoli. Për mua është privilegj të luaj me të.

Scudetto? Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Jemi gati të japim më të mirën. E kaluara është e kaluar dhe nuk mund të ndryshohet.

Torino? Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me ekipet Juric (ish-trajneri i tij tek Verona).

Tifozët në Maradona? Na munguan vitin e kaluar. Pa tifozë nuk është futboll i vërtetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco