Presidenti i vendit trajtohet si njeri i zakonshëm, nuk lejohet të futet në stadium sepse nuk ka bërë vaksinën

Presidenti i vendit trajtohet si njeri i zakonshëm, nuk lejohet të futet në stadium sepse nuk ka bërë vaksinën

17:19, 11/10/2021

Ndërkohë që procesi i vaksinimit ndaj koronavirusit po ecën me ritme të shpejta, ka ende njerëz dyshues dhe ndër ta bën pjesë edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili deri tani ka refuzuar të injektojë dozën e vaksinës.

Megjithatë kjo po i kushton jo pak, sepse në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u detyrua të hajë pica jashtë një picerie, duke qenë se asnjë nga restorantet nuk i shërbeu në ambientet e brendshme.

Së fundi kreu i shtetit brazilian është ndaluar të hyjë në stadium, ku kishte shkuar për të ndjekur një ndeshje të Santosit.

Klubi brazilian u justifikua me faktin se nuk kishte marrë asnjë kërkesë nga presidenti dhe se ndaj tij ishin zbatuar rregullat si për të gjithë të tjerët.

Bolsonaro është kritikuar jo pak për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, duke qenë se në Brazil goditja ka qenë mjaft e rëndë, me më shumë se 600 mijë të vdekur të konfirmuar deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco