U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Gjimshiti përfundon në spital

U dëmtua gjatë ndeshjes me Hungarinë, Gjimshiti përfundon në spital

21:53, 09/10/2021

 

Mbrojtësi tepër i rëndësishëm i kombëtares, Berat Gjimshiti ka lënë fushën i dëmtuar në minutën e 30, në ndeshjen tepër të rëndësishme me Hungarinë që po luhet mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kësaj të fundit.

Gjimshiti pati një përplasje me portierin Etrit Berisha dhe me mbrojtësin Ismajli gjatë një aksioni në portën kuq e zi.

Sipas lajmeve të fundit Gjuimshiti është shtruar në spital pasi fraktura në krah ka qenë serioze.

Gjatë ndeshjes Gjimshiti u zëvendësua nga Frederik Veseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco