Totti: Kam luajtur në një kohë tjetër, futbolli sot është biznes

Totti: Kam luajtur në një kohë tjetër, futbolli sot është biznes

15:48, 09/10/2021

Legjenda e Romës, Francesco Totti ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian”, ku foli për të shkuarën dhe të ardhmen: “Unë kam luajtur në një kohë tjetër, në një futboll, që përbëhej nga pasioni dhe tifozët e vërtetë.

Të luaja për skuadrën me të cilën isha tifoz? Kjo ishte zgjedhja më e lehtë për mua. Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë dhe futbollit aktual është e vështirë. Tani futbolli është më shumë biznes. Shkon ku mund të bësh më shumë para.

25 vite me të njëjtën skuadër është një arritje e madhe, u bëra kapiten dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Duhet të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur”, ka thënë ish-kapiteni i Romës.

Totti kthehet pas në kohë: “A kam pengje në karrierë? Bëra maksimumin që munda dhe fitova gjithçka që mund të fitohej. Kur them që titulli i fituar në vitin 2001 është suksesi më i madh në karrierë më thonë i çmendur. Sigurisht që Kupa e Botës, është ajo që vlen më shumë, por edhe kampionati, për atë që e fiton rrallë”.

Ka refuzuar klube të mëdha gjatë karrierës së tij, si Milanin ne sezonin 1996/1997: “Milani ka qënë i vetmi klub, pas Romës, që kam fantazuar për të luajtur. Por gjithmonë kam qënë unë ai, që kam marrë vendimet. Sigurisht, që edhe familja të këshillon. Por isha shumë i ri, e dija që kisha kohë”.

Pas 10 vjetësh, në 2006-n një tjetër refuzim, kësaj radhe ndaj Realit të Madridit: “Ka pasur ditë, kur isha me një këmbë në shtëpi dhe me një këmbë atje, por zgjedhja për të qëndruar në Romë u bë me zemër.

Reali i Madridit është klubi tjetër me të cilin mund të kisha luajtur, një eksperiencë në një vend tjetër, mund të ishte diçka e bukur për mua dhe familjen time”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco