Haxhi Krasniqi synon të mbrojë titullin botëror

Haxhi Krasniqi synon të mbrojë titullin botëror

14:54, 08/10/2021

Boksieri kosovar synon ta mposht gjermanin Dominic Boesel në përballjen e tyre të dytë brenda një viti dhe ta mbrojë titullin e kampionit botëror në versionin IBO

Haxhi Krasniqi është i gatshëm për meçin e së shtunës mbrëma.

Boksieri kosovar do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

Sipas Gazeta Express, 34-vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

“Jam përgatitur me disiplinën e plotë në të gjitha situatat. Jam i gatshëm. Objektiv është që të mbetem aktiv dhe ta ruaj peshën”, ka thënë boksieri junikas.

Krasniqi nuk ka luftuar që nga 10 tetori i vitit të kaluar.

Kurse, Boesel ka boksuar në muajin maj dhe fitoi ndaj çekut Ondrej Budera.

Krasniqi i ka 51 fitore e 6 humbje në boksin profesionist, kurse Boesel 30 fitore 2 humbje.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Boeselit do të mbahet në Gjermani dhe pritet të fillojë rreth orës 23:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco