Boksieri shqiptar, Florian Marku, që 10 ditë më parë u shpall kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International, do të rikthehet sërish në ring më datën 20 nëntor.
Sfida e tij e radhës do të jetë sërish në Londër, në stadiumin “SSE Arena Wmebley”.
Lajmin e konfirmoi vetë boksieri shqiptar, pa bërë me dije emrin e rivalit, që do të mësohet së shpejti.
“Sfida ime e radhës u konfirmua. Do të ndeshem sërish më 20 nëntor, në Sse Arena Wembley”, ka qenë komenti i dhënë nga Marku në rrjetet sociale.
Pas këtij lajmi nuk ka munguar mbështetja e shumtë nga fansat për boksierin shqiptar, i pamposhtur në karrierën e tij (9 fitore, 1 barazim).
Florian Marku mposhti më 25 shtator ukrainasin Maxim Prodan.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: