Werner flet për situatën në Londër, ja ku e shikon të ardhmen gjermani

Werner flet për situatën në Londër, ja ku e shikon të ardhmen gjermani

19:35, 07/10/2021

 

Gjermani bëri 35 paraqitje në sezonin e parë, por me arritjen e Romelu Lukakut ka nisur tre nga shtatë ndeshjet e mundshme.

Werner ka zbuluar se nuk është i lumtur me minutazhën kohën e fundit, por ka pranuar se do ‘luftojë’ që të fitojë vendin titullar.

“Javët e fundit kanë qenë të vështira te Chelsea. Pas shumë viteve, u lashë prapa dhe duhet të luftoja për vendin tim sërish. Karriera gjithmonë shkon lartë dhe poshtë, por duhet të mësohesh”.

“Do doja të zhvilloja më shumë minuta, pra duhet të jap më të mirën në stërvitje. Nuk di asgjë për afatin kalimtar. Nuk mund të jem i kënaqur nëse nuk luaj. Dua të jem titullar në skuadër të madhe”.

“Por, nuk thashë që nëse nuk jam titullar në 10 ose 15 ndeshje para krishtlindjeve, do dua të largohem. Gjërat ndodhin shpejtë në futboll”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bayern Munich dhe Atletico Madrid u raportua se e donin Werner këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco