VIDEO/ Tifozët mblidhen para stadiumit për të festuar, Newcastle zyrtarisht i sheikëve

VIDEO/ Tifozët mblidhen para stadiumit për të festuar, Newcastle zyrtarisht i sheikëve

18:53, 07/10/2021

Newcastle United iu shit zyrtarisht Princit Saudit Mohammed bin Salman pasi u zgjidh mosmarrëveshja midis Anglisë dhe Arabisë Saudite.

Siç u njoftua dje në mediat angleze, Salman bleu Newcastle nga Mike Ashley për 350 milionë euro dhe njoftoi krijimin e një ekipi të fuqishëm, i cili shkaktoi eufori të vërtetë në mesin e tifozëve të Magpies.

Pasi u konfirmua shitja e klubit, mijëra tifozë u mblodhën para Stadiumit St. James Park, ku do tw festojnë këtë ngjarje të rëndësishme.

Kështu Newcastle wshtw pjesw e pronarwve më të pasur në botë. Fondi saudit i investimeve publike vlen 320 miliardë paund, shumë më tepër se pronari i Manchester City, Sheik Mansour, i cili peshon “vetëm” 23 miliardë paund ndërsa Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, ka 6.5 miliardë paund në dispozicion të tij.

Përpjekja e vitit të kaluar nga princi saudit për të blerë Newcastle dështoi sepse Arabia Saudite nuk e kishte zgjidhur çështjen e piraterisë së transmetimit të Premier League, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe të drejtat televizive i janë shitur “beIN Sports”.

Daily Mail thekson se Bin Salman madje i bëri presion kryeministrit britanik Boris Johnson se marrëdhënia midis dy vendeve do të prishet nëse nuk fillon procedura, gjë që tani ka ndodhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco